LAJM I FUNDIT/Rama i prerë: Kohë lufte! Mbyllen të gjitha lokalet e...

LAJM I FUNDIT/Rama i prerë: Kohë lufte! Mbyllen të gjitha lokalet e restorantet në Tiranë e Durrës

251
0
Shares

Kryeministri Edi Rama urdhëron mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama njofton në “Facebook” se ky vendim është marrë, “duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend”.

Duke paralajmëruar se lokalet mund të mbyllen dhe në qytete të tjera, kreu i qeverisë thekson se kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh, por kohë lufte.

Mesazhi:

🔴 NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

🔴 KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY