Koronavirusi/Ekipi shëndetësor zbulon familjen e fshehur prej dy muajsh aty ku lindi...

Koronavirusi/Ekipi shëndetësor zbulon familjen e fshehur prej dy muajsh aty ku lindi sëmundja

230
0
Shares
WUHAN, CHINA - JANUARY 22: An ambulance responds to a sick person on January 22, 2020 in Wuhan, China. The cause of the person's illness is as of yet unknown. A new infectious coronavirus known as "2019-nCoV" was discovered in Wuhan as the number of cases rose to over 400 in mainland China. Health officials stepped up efforts to contain the spread of the pneumonia-like disease which medicals experts confirmed can be passed from human to human. Cases have been reported in other countries including the United States, Thailand, Japan, Taiwan, and South Korea. (Photo by Xiaolu Chu/Getty Images)

Ndonese ne Wuhan te Kines, ka mese 3 muaj qe qyteti vijon te jete i izoluar, eshte zbuluar një familje prej katër personash, e cila u gjet në tregun e qytetit.

Sipas ‘Corriere della Sera’, ata ishin fshehur në ‘ground zero’ të sëmundjes, pikërisht në ‘syrin e ciklonit’ të koronavirusit.

Të katër personat kishin gjetur strehë që prej janarit, duke kaluar dy muaj. Mësohet se ata u zbuluan teksa një ekip shëndetësor po bënte dezinfektimin e zonës së mbyllur.

Familja e përbërë nga babai, nëna, një fëmijë dhe gjyshi, iu nënshtrua kontrollit mjekësor. Ata nuk janë infektuar, por gjithsesi u karantinuan në një hotel.

Të katërt refuzuan të japin një shpjegim se përse vendosën të qëndrojnë në vendin që gjithë banorët e tokës e shohin si origjinën e sëmundjes. Familja shiste mish dhe peshk në treg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY