Vijnë nga zona e koronavirusit në Itali, zbarkon autobusi me të tjerë...

Vijnë nga zona e koronavirusit në Itali, zbarkon autobusi me të tjerë shqiptarë në Shkodër

135
0
Shares

Shqipëria tashmë ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi, i cili ka mbërthyer jo vetëm vendin por gjithë globin.

Ndërkohë megjithëse Italia është futur e gjitha “në karantinë” ku është theksuar se çdo kush duhet të rrijë në shtëpi, ende në Shkodër vijnë Shqipëri emigrantë nga shtetit fqinj.

Mësohet se disa nga personat do të nisen drejt Tiranës dhe janë këshilluar për vetëkarantinim dy javë, përndryshe rrezikojnë të dënohen me gjobë.

Ato kontrollohen, ndërkohë që në krye të këtij operacioni është drejtori policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, i cili është vënë në krye të këtij aksioni.

Në orët e mesditës, në Muriqan kanë hyrë mjetet e fundit nga Italia, dy autobusë dhe 14 makina private. Deri në pikën kufitare ata janë shoqëruar nga policia malazeze ku janë marrë në dorëzim nga pala shqiptare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY