DETAJE/Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë, pritet të vijë një tjetër traget në...

DETAJE/Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë, pritet të vijë një tjetër traget në Durrës

201
0
Shares

Ditën e djeshme, qeveria vendosi të mbyllë çdo lëvizje dhe transport me destinacion Italinë. Vendimin e dha vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila siguroi dhe qytetaret se nuk do te kete me hyrje dalje te asnje pasagjeri në Shqipëri.

Por, ne siguruam dje me prova, që vendimi ka qene thjesht një premtim gojor dhe asgjë më shumë. Duke monitoruar lëvizjen e tragetit, ne zbuluam se pritej që sot të vinte një traget me disa pasagjerë, i cili mesa duket nga informacionet e fundit është ankoruar në portin e Durrësit.

Këtë e konfirmon dhe Top Channel, i cili shkruan se: 380 shqiptarë të tjerë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia. Sot ishte parashikuar që në vendin tonë të mbërrinin dy traget nga Bari, ndërkohë që njëri prej tyre është ankoruar.

Top Channel shkruan se të gjithë personat që kanë mbërritur në Durrës dhe që pritet të vijnë do tu nënshtrohen testeve përkatëse për të parë nëse rezultojnë mbartës të virusit vdekjeprurës, CoVid-19. Por gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë, e rendesishme eshte te theksohet fakti qe qeveria kerkon nga qytetaret te jene te ndergjegjshem, ndersa shihet se ata vete nuk jane te tille.

Kujtojme se dhe diten e djeshme para se te vendosej mbyllja e levizjes me tragete, zbarkuan nje numer i madh pasagjeresh, ku një pjesë e mirë e 630 udhëtarëve që zbarkuan në port nga dy tragetet e Barit pranonin se vinin nga Veriu i Italisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY