Koronavirusi mbërrin dhe në Turqi, shënohet rasti i parë

Koronavirusi mbërrin dhe në Turqi, shënohet rasti i parë

100
0
Shares

Turqia konfirmoi të martën në mbrëmje rastin e saj të parë me coronavirus dhe tha se personi i prekur ishte një burrë turk që ishte futur në izolim në spital.

Sipas mediave të huaja, ka qenë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ai që ka bërë të ditur lajmin, gjatë një konference për shtyp të martën vonë.

Sipas tij, personi kontraktoi virusin ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që kthehen të vendosen vetë në karantinë për 14 ditë.

Familjarët e pacientit janë nën vëzhgim, ka bërë të ditur Koca.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, në rajonin e Ballkanit, Greqia mban rekordin me 45 raste të konfirmuara, Kroacia me 13, Bosnja 2, Rumania me 7 dhe Serbia me 2.Të paprekura qëndrojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY