Mbyllen lokalet e nates, kritere per kafet dhe restorantet

Mbyllen lokalet e nates, kritere per kafet dhe restorantet

369
0
Shares

Qeveria ka mbyllur deri me 3 prill te gjitha lokalet e nates, sallat e argetimit, pubet, salla lojerash dhe ato gjimnastikore.

Ministrja e Shendetesise tha se pervec qendrave sociale rezidenciale, cdo aktivitet tjeter do te kufizohet apo do te mbyllet.

Nderkohe lidhur me restorantet dhe kafet kerkohet qe te sherbehet me tavolina me 2 m larg njera tjetres dhe me kushtet qe ne nje tavoline te kete largesi 1m. Ne te kundert, do te mbyllen, tha ministrja e Shendetesise.

Ndersa me heret Kryeministri Edi Rama tha se bënte thirrje të gjithëve dhe kërkonte mirëkuptim për këtë.

“Dhe unë mund ti lidh shumë mirë fjalët me rregullat. Duhet të zbatoni rregullat. Nëse dikush vendos të vrasë veten, shteti është i detyruar ta ndalojë të bëjd diçka të tillë. Jemi në situatën që shumëkush po luan me të tjerët, me nënën dhe bababin, me motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka as veshë as zemër dhe as sy. Do mbyllim të gjtha, pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz”, tha ndër të tjera Rama.

Duke vijuar Rama terhoqi vemendjen edhe per median duke i kerkuar te raportojne me dy burime ose me burime alternative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY