Presidenti shpërndan propozimin e profesorit: Angazhoni të gjithë mjekët në pension

Presidenti shpërndan propozimin e profesorit: Angazhoni të gjithë mjekët në pension

192
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë sot një reagim të profesorit të njohur Isuf Kalo, i cili kërkonte nga qytetarët që të ruanin qetësinë përballë koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se përballimi i situatës në këto momente bëhet me përfshirjen e profesorëve më të mirë që janë dhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor.

Kjo deklaratë e Kreut të Shtetit është një thirrje për qeverinë, për të marrë të gjithë mjekët, pasi sipas tij bashkimi bën fuqinë.

“Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. BASHKIMI BËN FUQINË! 🇦🇱”,-shkruan Meta.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejt te ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej, do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. Do t’ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja ime (77- vjeçar), edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mi pensionistë mjekë, të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri”,-deklaroi sot Isuf Kalo ne nje reagim te fundit te tij, qe ka gjetur mbeshtetjen e te gjithve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY