PD denoncon skandalin: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë maska të skaduara për...

PD denoncon skandalin: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë maska të skaduara për personelin mjekësor

93
0
Shares

Përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës me Coronavirus, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia, ishin në Qendrën Shëndetësore në Kamës, ku kryen një inspektim për masat e marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit. Gazmend Badhi denoncoi se maskat që i janë vënë mjekëve në dispozicion janë të skaduara prej vitit 2011.

Ai theksoi se maskat kanë rrezikuar shëndetin e mjekëve ndërsa i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimet.

Gazment Bardhi: Vetëm pas inspektimeve nga PD qeveria ka deklaruar se ka shpërndarë maska. Manastirliu deklaron se janë shpërndarë 1 milion e  200 mijë maska. Kemi marrë  denoncime nga mjekët se nga maskat kanë pasur rritim në fytyrë. Sot jemi njohur me fakt tronditës, një akt kriminal. Këto kutia të maskave, kanë një pullë që ka bllokuar datën e skandencave të këtyre maskave. Nëse e heq pullën shikon se data e skandencës është 20 dhjetor 2011. Ministria e shëndetësisë është përfshirë në një akt kriminal. Këto janë mbetje mjekësore por mbetje. Nga këto maska mjekëve u rrezikohet shëndeti i tyre. Për këto masaka janë paguar para.

Duke adresuar përgjegjësinë ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bardhi u shpreh se “ky është akt kriminal”, ndaj kërkoi nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela të nisë hetimet urgjente.

LIVE – Denoncim me fakte. Maskat e shpërndara për mjekët janë të skaduara! Nga Qendra Shendetësore Kamez Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Bardh Spahia

LIVE – Denoncim me fakte. Maskat e shpërndara për mjekët janë të skaduara! Nga Qendra Shendetësore Kamez Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Bardh Spahia

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 10 mars 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY