‘Gylenisti’ “mbahet peng” tek Ministria e Brendshme, flet i ati: Duhet të...

‘Gylenisti’ “mbahet peng” tek Ministria e Brendshme, flet i ati: Duhet të kthehej në kampin e refugjatëve në Babrru

93
0
Shares

Babai I shtetasit turk Selami Simesk, I akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit, por I liruar sot nga Gjykata e Apelit Tiranë, thotë se djali I tij nuk ka shkuar në kampin e azilkërkuesve në Babrru.

“Pasi e nxorën nga burgu ku vuajti dënimin për 8 muaj, djali sot u paraqit në polici për dokumentet dhe të kthehej në kampin e refugjatëve në Babrru. Por policia prej orës 5 nuk e lë të lirë”, shprehet babai I “gylenistit” Selami Simsek.

Sipas tij, Simsek ka kërkuar azil në Shqipëri pasi në Turqi I rrezikohet jeta. Ai pohon në video se djali I tij është marrë në pyetje nga Drejtoria e Migracionit, por Policia nuk po e lejon të shkojë në kamp se do ta ekstradojë në Turqi.

Ndërkohë, disa gazetarë që kishin shkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme ku po mbahet Selami Simsek janë shoqëruar me urdhër nga Policia e shtetit, ndërsa arsyeja e shoqërimit nuk iu është bërë e ditur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY