Denoncimi: ‘Njëri nga pacientët me koronavirus ishte në ceremoni mortore në Pukë’

Denoncimi: ‘Njëri nga pacientët me koronavirus ishte në ceremoni mortore në Pukë’

104
0
Shares

Qytetarët janë sensibilizuar tashmë për rrezikun që paraqet koronavirusi për shëndetin e tyre dhe në mënyra të ndryshme përpiqen të informojnë.

Pas konstatimit të të infektuarit të parë, një 28-vjeçari dhe më pas të babait të tij, qytetarët vetë kanë dhënë informacione se kush ka pasur kontakte me ta ditët e fundit dhe kanë zgjeruar rrezen e personave me të cilët ata kanë kontaktuar.

Ish_kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari me këtë shënim: “I infektuari me koronavirus merr pjesë në ceremoni mortore në Pukë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.

“Mirëmbrëma z.Berisha!

Njëri nga pacientët e shtruar në QSUT për koronavirus, sipas informacioneve, është nga Puka.  Ai ka rreth 20 ditë që shëtit lirshëm.

Më datë 8/03/2020 ai ka qënë në një ceremoni mortore, në një fshat të Pukës, Gomsiqe, ku është takuar me shumë njerëz! Anonim ju lutem….”,-thuhet ne mesazh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY