Sa ditë duhen mesatarisht që të shfaqen simptomat e koronavirusit

Sa ditë duhen mesatarisht që të shfaqen simptomat e koronavirusit

221
0
Shares

Duhen mesatararisht rreth pesë ditë që të shfaqen simptomat e Covid-19, thotë një studim i ri i botuar në Annals of Internal Medicine, një revistë mjekësore akademike e botuar nga Kolegji Amerikan i Mjekëve.

Shën.red. Annals of Internal Medicine është një nga revistat mjekësore më të specializuara dhe më me ndikim në botë.

Kolegji Amerikan i Mjekëve tha se 97.5% e të infektuarve shfaqin simptoma brenda 12 ditëve nga infektimi me virus. Koha e inkubacionit është pesë ditë.

Shën.red Inkubacion – Koha që kur mikrobet, bakteret, viruset hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes; periudha gjatë së cilës sëmundja zhvillohet pa u vënë re.

Në studim u morën 50 provinca, rajone dhe vende në Wuhan, Kinë, epiqendra e koronavirusit. “Bazuar në të dhënat e disponueshme, studiuesit vlerësuan se mesatararisht periudha e inkubacionit është 5.1 ditë. 97.5% e njerëzve shfaqin simptoma brenda 11.5 ditëve,” shkruajnë studiuesit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY