Tronditen bursat, 7% renie ne Wall Street

Tronditen bursat, 7% renie ne Wall Street

62
0
Shares

Vlera e aksioneve në Wall Street ra të hënën me rreth 7 për qind dhe Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori.

Tregjet e aksioneve u hapën në panik të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës.

Shkëmbimet në në bursë u pezulluan përkohësisht menjëherë pas hapjes, kur treguesi S&P 500 ra 7%. Ndërprerja automatike zgjati 15 minuta dhe ishte e para pas krizës financiare të viteve 2008-2009.

Rënia e çmimeve të naftës erdhi pas vendimit të Arabisë Saudite për të rritur në masë të konsiderueshme prodhimin, kur marrëveshja e OPEC-ut me Rusinë për të shkurtuar furnizimet dështoi.

Rënia e çmimeve të naftës tronditi edhe më tej tregjet financiare globale, që ishin tashmë në panik nga përhapja e koronavirusit.

Tregu i naftës bruto, regjistroi ditën më të keqe që prej tre dekadash, duke sjellë një rënie prej mbi 9 për qind për kompanitë Chevron dhe Exxon.

Treguesi i energjisë ra 20.1%.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY