Debati me mjekun/Sazan Guri: Ne jemi racë pellazge, nuk u prekëm as...

Debati me mjekun/Sazan Guri: Ne jemi racë pellazge, nuk u prekëm as kur gripi vrau 50 milionë njerëz

446
0
Shares

Në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus. Dy personat e prekur janë babë e bir, njëri 28 vjeç dhe tjetri 54 vjeç.

Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe strukturat tona të Urgjencës Kombëtare dhe ISHP-së janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

Sakaq, perveçse mjekëve që duhet te degjohen me se shumti ne keto raste, ka dhe personazhe te cilet ftohen ne studiot televizive per te dhene dhe ata mendimin e tyre dhe nje lloj motivimi per qytetaret, qe kjo situate do te kalohet pa shume pasoja.

Në programin “Rudina” këtë pasdite për të folur për situatën aktuale ishin të ftuar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero dhe ambientalisti Sazan Guri.

Sazan Guri: Unë mendoj që shqiptari është racë parake, është racë pellazge, shumë veta nuk e besojnë këtë, nuk duan ta dinë dhe si racë e parë ka një gjak 0 negativ, ka gjak më të fortë se të tjerët.

Ka një antropologji dhe një imunologji të lindur parake dhe duke qenë parake, gjithë të tjerët janë transformuar pas saj dhe shqiptarët janë ushqyer.

Po ta vësh re gripi i 1918-1928, 10 vjet që zgjati dhe mori jetën e 50 milionë njerëzve, shqiptarët ishin më të paprekshëm në atë kohë, për shkak të një ushqyerje, të ushqimeve që janë me origjinë mesdhetare.Vegjetacioni, përbërja e strukturës njerëzore, antropologjisë, shqiptari është më shumë rezistent.

Edhe pse Sazan Guri foli per keto motive, mjeku Pëllumb Pipero, e kundeshtoi duke treguar se sido qe te jete situata, nuk mund te pretendohet se shqiptaret jane teresisht imun ndaj semundjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY