Punonjësit e Bashkisë mbi 60-vjeç dhe nënat pushim, por nuk mungojnë as...

Punonjësit e Bashkisë mbi 60-vjeç dhe nënat pushim, por nuk mungojnë as videot humoristike të Veliajt

99
0
Shares

Pas pezullimit të çerdheve dhe kopshteve deri në 3 prill, në Tiranë janë anulluar edhe aktivitetet publike të parashikuara për Ditën e Verës dhe 100 Vjetorin e shpalljes Kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, lajmëroi edhe anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesa publike deri në datën 3 prill. Kjo përfshin gjithë aktivitetet e Ditës së Verës, koncertin e këngëtarit Maluma, i cili do të zhvillohet në muajin Qershor, dhe aktivitetet e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

Një urdhër i ri që vjen si rezultat i mbylljes së shkollave është për nënat që punojnë në Bashkinë e Tiranës, të cilët do të marrin pushim, ose do të paraqiten në punë vetëm një orë, atëherë kur është e domosdoshme prania e tyre për funksionimin e qytetit.

Pushim do të jenë edhe punonjësit e Bashkisë që janë mbi moshën 60-vjeç, për shkak se janë më të rrezikuar nga ky virus.

Sakaq, kryetari nuk e ka shmangur as sensin e tij te humorit dhe as postimet ‘me meme’ ne rrjetet sociale, duke u perpjekur te qendroje ‘cool’ dhe ne kete situate.

https://www.instagram.com/p/B9g3DVAh1mR/

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY