Koronavirusi, anulohen fluturimet dhe në 2 destinacione të tjera të Italisë

Koronavirusi, anulohen fluturimet dhe në 2 destinacione të tjera të Italisë

82
0
Shares

Anulohen edhe 2 destinacione të tjera të fluturimeve Itali-Shqipëri për shkak të koronavirus.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se listës së fluturimeve të anuluara u shtohen edhe fluturimet me aeroportin e Ankonës dhe Torinos.

“Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” – njofton Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërsa fluturimet me destinacion aeroportin e Barit dhe atë të Romës vazhdojnë normalisht.

Ndërkohë, për të gjithë fluturimet  që janë anuluar, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, bën me dije se udhëtarët duhet t’i drejtohen kompanive ajrore ose agjencive ku i kanë blerë për rimbursim.

Dy anulimet e reja i shtohen listës së mëposhtme:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
Aeroporti Bologna (BLQ)
Aeroporti Firenze (FLR)
Aeroporti Genoa (GOA)
Aeroporti Perugia (PEG)
Aeroporti Pisa (PSA)
Aeroporti Rimini (RMI)
Aeroporti Venezia (VCE)

Aeroporti Anconës (AOI)
Aeroporti Torinos (TRN)

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY