Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar serish, duke propozuar që shteti duhet të paguajë, ose të dëmshpërblejë, një nga prindërit e punësuar, që duhet të kujdeset për fëmijët, pas urdhrit për mbylljen e shkollave, çerdheve e kopshteve.
“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”,-shkruan Basha.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars dhe ministria e Arsimit deklaroi se do të përgatiten klasa virtual në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/