Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-liderit komunist, Enver Hoxha, para se të ndërronte jetë i ka dhuruar librin e saj “Kosova e lirë” Rezarta Shkurtës.
Ka qenë Rezarta ajo që e ka zbuluar dhuratën e Nexhmije Hoxhës me një postim në Instastory ku tregon edhe shënimin që ajo i ka lënë.
“Rezarta e dashur të dhuroj këtë libër me urimet më të mira, për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort”,-ka shkruar Nexhmije Hoxha. “8 Mars! Grua historike”,-është përshkrimi me të cilin Rezarta ka shoqëruar këtë postim.
Në një tjetër postim, Rezarta tregon se Nexhmije Hoxha i ka lënë edhe një libër tjetër asaj dhe Ermalit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/