Mbyllja e shkollave, ministrja flet për klasa virtuale në whats app dhe...

Mbyllja e shkollave, ministrja flet për klasa virtuale në whats app dhe videomesazhe

139
0
Shares

Pas urdherit te kryeministrit per te mbyllur te gjitha shkollat, reagoi pas disa oresh dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila dha disa detaje me shume lidhur me zhvillimin e mesimit.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars dhe ministria e Arsimit deklaroi se do të përgatiten klasa virtual në rrjetet sociale.

Shqetësimi është humbja e orëve të mësimit për dy javë që i bashkangjiten dhe ato të humbura për shkak të tërmetit kam frikë se nuk do të arrijmë të zëvendësojmë të gjithë orët e humbura brenda këtij viti shkollor. Prandaj po bëjmë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave që do të orientojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit dhe të japin instruksione nxënësve të mësojnë nga shtëpia” u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini 

Per kete, mund te ofrohet dhe mesim ne grupet e Whatsapp-it. Ne kujtojme se Ministrja pezulloi dhe hoqi liçensën nje shkolle ne Tirane, disa dite me pare, e cila vendosi te vazhdonte mesimin online si nje mase per te pergatitur per koronavirusin, akt qe qeveria e denoi rende, ndonese tani po vepron ne te njejten menyre.

“Të gjithë prindërit e kemi në grupe Whats app ku mund të komunikojnë rregullisht që të orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia. Leksionet virtual do të ndahen cdo ditë me drejtorët e shkollave dhe këta mësuesve, këta prindërve dhe më pas tek fëmijët” u shpreh ministrja. 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY