VIDEO/ Policia del për “të peshkuar 0.2” përqindshin “e fundit” të kanabisit…,...

VIDEO/ Policia del për “të peshkuar 0.2” përqindshin “e fundit” të kanabisit…, por edhe ndonjë “varfanjak”

44
0
Shares

Zbulimi i sasive të mëdha të kanabisit ditët e fundit, nga informacionet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e SHISH, por edhe shqetësimi që ky fenomen po përbën për Italinë e Greqinë, ka bërë që Policia shqiptare  “të dalë për të peshkuar” drogën në det.
Nëpërmjet një video të shpërndarë, duken efektivë të maskuara që “patrullojnë në këmbë…, bregdetin”.
Një shfaqje e tillë në bregdet, kur kanabisi “po bën namin” në tokë, më tepër se sa një përpjekje për të luftuar këtë fenomen në det, duket si një garanci më shumë për trafikantët në tokë.
Në këtë shfaqje, të emërtuar operacion, mësohet se janë përfshirë forcat Delta, policia kufitare dhe drejtoritë vendore të policisë në qarqe. Të angazhuara janë FNSH, Delta dhe policia kufitare që po kryen patrullime ne vijën bregdetare. Gjithsej në terren ndodhen rreth 272 forca policore që po patrullojnë vijën bregdetare dhe kufirin jeshil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY