Manastirliu nderpret nderhyrjet kirurgjikale: Do behen vetem te urgjences dhe malinjet

Manastirliu nderpret nderhyrjet kirurgjikale: Do behen vetem te urgjences dhe malinjet

95
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga sot do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

“Urdhër i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- sqaroi ministrja Manastirliu.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria ka tashmë një personel të mirëtrajnuar për tu përballur me këtë virus.

Manastirliu tha se bashkëpunimi eshte shume i rendesishem për tu përballur me këtë betejë.

“Qytetarët duhet të respektojnë masat. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi. Është koha për qetësi dhe jo për panik. Na duhet një pakt me ju për tu përballur me këtë betejë dhe për tia dalë.

Çdo masë në raport me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duhet të zbatohet me rigorozitet.”-tha Manastirliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY