Dy të prekurit e parë nga koronavirusi janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv menjëherë pasi janë konstatuar se janë të prekur nga ky virus.
Ora News ka siguruar pamjet e ambientit ku ndodhen babë e bir, V.K 54 vjeç dhe P.K 28 vjeç.
Ka qenë djali i familjes 28 vjeçar, i cili ka mbërritur në Shqipëri prej Firences duke hyrë përmes pikës së Muriqanit në 26 shkurt.
Mësohet se ai ka infektuar dhe të babain, të cilët mbrëmjen e së dielës kanë kërkuar ndihmë përmes numrit të telefonit 127, që i përket emergjencës.
Menjëherë pas kësaj, në spitalin Infektiv ka nisur dhe disinfektimi i ambienteve, ndërsa janë shtuar edhe masat e sigurisë.oranews.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/