Ministria e Arsimit, Besa Shahini njoftoi mbylljen e shkollave.
”U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.
Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.
Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.
Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.
Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.”, njofyon ministrja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/