Ministrja e Shendetesise shpalos masat: Vetkarantim per udhetaret nga Italia, kush nuk...

Ministrja e Shendetesise shpalos masat: Vetkarantim per udhetaret nga Italia, kush nuk e zbaton kryen veper penale, ja neni qe e penalizon

139
0
Shares

“Dy te semuret jane nga Tirana dhe djali erdhi nga Italia me 26 shkurt. Ai infektoi babane. Nderkohe jane izoluar kontaktet e tyre dhe po ndiqen”, tha ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se te gjitha ekipet jane ne pune dhe se personat me shenja te kontaktojne 127 dhe te mos paraqiten ne spitale. Virusi nuk shperndahet permes ajrit por permes kontakteve. Duhet ruajtur distanca mes njerezve prej 1 meter dhe te kihet parasysh higjena personale.

Ajo ritheksoi mbylljen per dy jave te shkollave, aktiviteteve te ndryshme ne ambiente te mbyllura etj. Masa do te zgjate deri ne 3 prill. Cdo udhetar nga Italia duhet te vetkarantinohet, ata do te regjistrohen dhe thyerja e urdherit eshte veper penale qe trajtohet nga neni 36 i ligjit te emergjencave shendetesore. Reduktohen levizjet ne spitale.
Jane shtuar 400 milione leke per emergjencen, tha Ministrja ndersa lajmeroi se nuk do te lejohen eksportet e barnave mjekesore.

Manastirliu tha se po te kthejme koken pas kemi pervoja qe sistemi yne shendetesor ka perballuar epidemi si Sars, H1N1, etj pa patur pasoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY