KLGJ gjen nje zgjidhje per gjykimin e Shullazit dhe bandes se tij

KLGJ gjen nje zgjidhje per gjykimin e Shullazit dhe bandes se tij

85
0
Shares

Këshilli i Lartë Gjyqësor me ne fund gjeti nje zgjidhje per te vijuar gjykimin e çështjes së Shullazi, duke zhbllokuar ngërçin e krijuar për shkak të mos plotësimit të trupës gjyqësore.

Zgjidhja është vendosur në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte, transmeton report tv.
Seanca e fundit ndaj  Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së në Gjykatën e Apelit të Tiranës u mbajt më 4 mars, por nuk zgjati as dy minuta pikërisht për mosformimin e trupës gjykuese.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 vjet për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY