Itali, kryebashkiaku i Bergamos u lutet qytetareve: Ju lutem qendroni sa me...

Itali, kryebashkiaku i Bergamos u lutet qytetareve: Ju lutem qendroni sa me gjate…

88
0
Shares

Përhapja e koronavirusit në Itali vijon me ritme të shpejta ndersa numri i viktimave ka tronditur banoret e veriut te Italise.

Aktualisht në Itali janë 6387 të infektuar me koronavirus, 622 pacientë të shëruar dhe 366 persona kanë humbur jetën.

Qeveria italiane ka  “mbyllur” Lombardinë dhe 14 provincat e tjera. Në Lombardi, kompania ajrore “Alitalia” njofton për ndalimin e fluturimeve në Malpensa dhe uljen e atyre në Linate.

Nga ana tjetër kryetari i qytetit të Bergamos, Giorgio Gori u bën apel të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, sepse situata me urgjencën e koronavirusit është shumë e rëndë, në fakt tashmë situata  është në një ekstrem.

“Nëse nuk veprojmë në mënyrë drastike për të ndaluar përhapjen e virusit, deri në fund të marsit nevoja për shtretër për pacientët me koronavirus do të shumëfishohet dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensiv do jetë më i lartë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY