Anulohen pjesërisht fluturimet nga Italia në Tiranë

Anulohen pjesërisht fluturimet nga Italia në Tiranë

89
0
Shares

Një nga pesë kompanitë e fluturimit me Italinë, ka anuluar të dielën fluturimet me Romën, Milanon dhe Bolonjën, si edhe fluturimet anasjelltas, i thanë top channel burime zyrtare nga aeroporti i Rinasit. Sipas të njëjtave burime thonë se anulimet janë bërë për arsye operacionale të kompanisë.

Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kompania lidhur me arsyet që e çuan drejt anulimit të gjashtë fluturimeve.

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, këto janë edhe fluturimet e para të cilat anulohen nga vendi ynë drejt Italisë apo edhe anasjelltas.

Ndërkaq në aeroportin e Rinasit, njësia e inspektimit shëndetësor, vijon me kontrollet e pasagjerëve që vijnë nga vendet të cilat kanë qytetarë të prekur me COVID-19, siç është Italia.

Në vendin tonë ende nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus. Sipas njoftimit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë kete te diele, në 59 persona të dyshuar si mbartës të COVID-19, laboratori i Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, nuk ka konfirmuar asnjë rast.

Të gjithë personat që i janë nënshtruar testit, kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi në vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, sipas Njësive Shëndetësore, në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë në total rreth 23 mijë udhëtarë, të cilat janë monitoruar për temperaturën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY