Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej disa javësh kishte “nën vëzhgim” dhe po hetonte, rrjetin e trafikantëve të 1.3 tonë kanabis në Krujë. Mosbesimi ndaj Policisë, mësohet se ka qenë arsyeja që organi i akuzës ia mbajti të fshehtë këtë informacion, deri në çastin e fundit, kur duhej dhe u realizuar ndërhyrja për bllokimin e drogës dhe ndalimin e të dyshuarve.
Sipas burimeve të Prokurorisë, mësohet se para operacionit në Derven të Krujës, ka qenë një sinjal i marrë se po tentohej lëvizja e ngarkesës me 1.3 tonë drogë në Krujë është bërë shkak i ndërhyrjes së kryer mbrëmjen e së martës në zonën e Dervenit. Për pasojë, Prokuroria e Krimeve të Rënda prej disa javësh nisi procedim penal, si dhe hetimin në mënyrë proaktive të grupit të madh të kultivimit, përpunimit e trafikimit të kanabisit në zonën e Dervenit, në Krujë.
Gjatë kësaj periudhe hetimore, u identifikua zona e veprimit të personave të përfshirë, u zbardh identiteti të dyshuarve, si dhe automjetet që ata përdornin. Po ashtu u identifikua edhe vendndodhja e ngarkesës me kanabis.
Ky hetim proaktiv që ndiqej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka mundësuar hetuesve të mësojnë se mbrëmjen e së martës po planifikohej lëvizja e ngarkesës prej 1.3 tonë kanabis që ishte grumbulluar në fshatin Derven. Pikërisht ky ka qenë momenti kur Prokuroria, vendosi ta ndajë informacionin me Policinë, duke ju kërkuar Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës që të veprojnë, duke kapur drogën dhe personat e implikuar që do ta trafikonin për në Itali.
Përplasjet Prokuroi – Polici, kanë “nxjerrë kokë” edhe gjatë këtij operacioni. Ndërkohë që Prokuroria kishte disa javë që kryente hetime me metoda speciale, duke zbardhur mekanizmin e ngjarjes, Policia “e privatizoi” vetëm mesditën e djeshme, pas arrestimeve në Krujë, “autorësinë” e këtij “suksesi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/