Fillojnë universitetet, 40 % e “vitparistëve” s’do “e shijojnë” përshëndetjen e ministres…,...

Fillojnë universitetet, 40 % e “vitparistëve” s’do “e shijojnë” përshëndetjen e ministres…, sepse ende s’janë regjistruar

56
0
Shares

Universitetet publike dhe private nisin sot vitin e ri akademik 2016 – 2017. Janë mbi 120 mijë studentë të cilit nisin sot vitin e ri akademik.
Por, ky vit i ri akademik po fillon me mungesën e një pjese të madhe të studentëve që do të ndjekin vitin e parë të studimeve, pasi ende një pjesë e tyre, rreth 40 %, nuk janë regjistruar. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, urimin për fillimin e vitit të ri akademik do ta bëjë në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bashkërisht me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ndërkohë që, në të gjitha universitetet maturantët do të vijojnë të regjistrohen pranë sekretarive mësimore pasi vijon spostimi i vijës, në bazë të fazave 48-orëshe që u lihen si afat kandidatëve që shpallen fitues që të regjistrohen.
Procedurat e regjistrimit në universitet kanë zgjatur shumë, të cilat kanë sjellë edhe një ulje të cilësisë së maturantëve që po regjistrohen. Kjo gjë është deklaruar nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UT, Dhori Kule.
“Me nënfazën e dytë, te Ekonomiku mbetën 603 kuota të lira, më datë 19 u regjistruan rreth 100 kandidatë, pritet të regjistrohen edhe një pjesë të enjten, por sërish ne kemi 500 kuota bosh. Dhe me zgjatjen e procesit të regjistrimeve, ka ndodhur një fenomen, që neve na kanë ikur një kategori e maturantëve të mirë. Shumë maturantë e kanë bërë zgjedhjen e tyre të nxituar, nën presionin dhe frikën se ndofta nuk do fitonin program tjetër. Po ajo që po ndodh është se, me zbritjen e vijës së kuqe po ulet edhe niveli i maturantëve”, sqaroi dekani Kule.
“Vitin që vjen ne do ndryshojmë procedurat. Nuk ka përse regjistrimet në universitet të bëhen në të njëjtën kohë. Fakulteti i Ekonomisë është një ndër fakultetet më të kërkuara, ndaj edhe studentët që duhet të pranohen duhet të jenë të mirë. Ne vitin tjetër do i përcaktojmë më vete procedurat e regjistrimit, dhe kam bindjen se do i mbyllim që në muajin korrik, nuk kemi përse të bëjmë regjistrime në shtator-tetor. Personalisht besoj se ne duhet të ndjekim modelin europian. Maturantët nuk kanë përse të trokasin në ministri, por duhet t’i drejtohen universitetit”, theksoi dekani Kule.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY