Qëlloi gruan dhe tentoi të hidhej nga ballkoni, vajza e çiftit tregon...

Qëlloi gruan dhe tentoi të hidhej nga ballkoni, vajza e çiftit tregon arsyet e konfliktit në Durrës

165
0
Shares

Fax News ka pasur një komunikim ditën e sotme me vajzën e çiftit që u përfshi mbrëmjen e djeshme në një konflikt, e ku për pasojë u dhunua dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës Elida Hasa.

Vajza nuk e thotë qartë shkakun e konfliktit mes prindërve të saj, ndërkohë që shqetësuese mbetet gjendja e të ëmës, e cila pritet që ti nënshtrohet sot një operacioni.

Nëna ime nuk arrin të flasë fare, do t’i nënshtrohet operacionit pasdite pasi gjendja nuk është e mirë. Nëna kishte hapur procedurat e divorcit nga babai, kjo ishte dhe arsyeja e konfliktit mes tyre”, ka treguar vajza e çiftit Hasa.

Policia në njoftimin e saj nuk dha detaje lidhur me ngjarjen, dhe tha se gjendja e të plagosurës ishte jashtë rrezikut, por duket se ka pasur një përkeqësim në orët në vijim.

Ky eshte rasti i radhes i dhunes ndaj gruas ne qytetin e  Durresit, ku vetem disa dite me pare humbi jeten nje grua, nene e 3 femijeve, e cila u vra ne mes te dites nga bashkeshorti i saj.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY