Një vajzë vendosi të testojë besnikërinë e të dashurit të saj duke e vënë në provë, por është penduar menjëherë.
Ajo, dhe stafi i “Të kapësh tradhtarin” (grupit që merret me zbulimin e tradhtive), bëri që i dashuri i saj të takohej rastësisht me një pornostare, Valerie White, dhe rezultati i eksperimentit nuk ishte pikërisht ajo që donte vajza.
I dashuri fillimisht refuzoi përpjekjen e flirtit nga profesionistja, por kur ajo filloi të insistojë ai i ofroi me mirësi ndihmën e tij vajzës që kërkonte me ngulm numrin e tij e telefonit edhe nëse kishte një të dashur.
Djali u përgjigj duke thënë se “takohej me dikë” dhe se mund të takoheshin të gjithë së bashku ndonjë ditë.
Në fund, pornostarja doli hapur, duke treguar profesionin e saj dhe duke thënë se kishte besim për një mashkull për të provuar një skenë.
Djali refuzoi duke thënë se i duhej të takonte të dashurën e tij, por gjërat u përkeqësuan kur e dashura e mori në telefon për t’i thënë se ishte thjeshtë një kamerë e fshehtë për të vërtetuar dashurinë e tij.
Por si duket, ai nuk e ka marrë shumë mirë këtë mosbesim të së dashurës, dhe vendosi ta linte në transmetim live.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/