VIDEO/Rama nuk i jep dorën arkitektit nga Italia, shqetësimi i tij i...

VIDEO/Rama nuk i jep dorën arkitektit nga Italia, shqetësimi i tij i vetëm “infodemia”

99
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal as batutat lidhur me situatën e koronavirusit COVID- 19. Shkak per tu bere humorist, u bë një batutë me arkitektin që ishte i pranishëm në bashkëbisedimin me banorët e Shijakut të dëmtuar nga tërmeti.

“Nuk të jap dorën sepse vjen nga Italia” i tha Rama arkitektit dhe kjo shkaktoi të qeshura.  Por më pas i dha dorën dhe me shpejtesi ka kaluar tek situata ku shprehu shqetësimin vetëm për ato që e quajti “infodemia”.

Jam jo fort i lumtur me të gjithë këtë bombardim lajmesh që u bëhet njerëzve lidhur me koronavirusin që sigurisht është një problem dhe përbën shqetësim të madh për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë që krahas epidemisë, ka një infodemi, epidemi të lajmeve të rreme e komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë pasigurinë e njerëzve. Dhe kjo nuk ndihmon por pengon shumë në përballjen me epideminë. Apeloj që të jemi të kujdesshëm dhe racionalë në të gjithë kontaktet sepse nuk është cështje trimërie, e as karshillëku.. por ndërgjegësimi. Të jemi të kujdesshëm”,-tha Rama.

Gjithashtu Rama permendi dhe videon e cila qarkullon ne rrjetet sociale ku ne qendren shendetesore nr 8 personeli kishte maskat me numerim dhe nuk kishte uje. Rama tha se janë marrë te gjitha masat dhe po perpiqet të hapet panik.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2606763146116331/

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY