Rama e tepron me bisedat me pullë të kuqe para fëmijëve: Dhomat...

Rama e tepron me bisedat me pullë të kuqe para fëmijëve: Dhomat i kemi izoluar mirë, nëse ka tërmet në njërën në tjetrën nuk ndihet

82
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë sot në familjen Baruti, e cila perkohesisht eshte e vendosur ne Maminas ne nje shtepi me qera, pas goditjes që mori banesa e tyre nga termeti i 26 Nentorit.  Ajo qe ka terhequr vemendje eshte fakti se nuk kane munguar as bisedat me pullë të kuqe në sy të tre fëmijëve.

Duke folur për cilësinë e banesave që do ti ndërtoheshin kësaj familje, dhe të tjerave, Rama tha se dhomat do të kenë izolim shumë të mirë nga njëra tjetra, aq sa nuk do dëgjohet asgjë se çfarë ndodh në atë të çiftit.

Edhe dhomat janë të izoluara nga njëra tjetra, nëse ka tërmet në njërën në tjetrën nuk ndihet”, u shpreh Rama, ndërkohë që nuk mbaroi me kaq historinë e tij. Ai tregoi një tjetër rast, duke u tallur në njëfarë mënyre dhe me banorët që jetojnë në çadër, duke thënë se një çift i ri e kishte ndarë atë në mes, për të pasur intimitetin e tyre.

“Shkova te njëri unë, nga ana që rrinë në çadër, dhe e pashë që e kishin ndarë në mes. Kur i pyeta se çfarë kishin bërë, më tha ”Pse do pres tërmetin unë? Unë u fejova kur ra tërmeti… e kështu tërmet edhe brenda”, tha Rama që mori dhe buzëqeshjen e të pranishmëve, mes tyre edhe fëmijët, që duket se kishin dhe orën e edukatës seksuale, falë kryeministrit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/196334835017433/?t=2

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY