50-vjeçarja e dyshuar me koronavirus? Mjeku zbardh detaje: Ja çfarë lloj infeksion...

50-vjeçarja e dyshuar me koronavirus? Mjeku zbardh detaje: Ja çfarë lloj infeksion mund të ketë

59
0
Shares

Burimet zyrtare nga QSUT konfirmuan se gruaja e dyshuar se kishte koronavirus, rezultoi negative ndaj ketij virusi dhe ende po mbahet me vezhgim.

Lidhur me kete ngjarje, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi se 50-vjeçarja që u nis me urgjencë nga Lushnja në QSUT, mund të ketë infeksion urinar.

Ai tha për “Kapital” se nëse do të jetë e nevojshme, gruas do t’i bëhen edhe tamponë.

“Duket nga ekzaminimet e para duket që është një infeksion urinar. Mund të lindë nevoja për të bërë edhe tamponë, nëse mjekët e konsiderojnë të arsyeshme, nëse ka simptoma. Rasti është në ekzaminim e sipër. Nëse do të duhet, do të bëhen ekzaminimet.”

Mjeku tregoi se ka edhe mundësi që një person të preket nga koronavirusi, por virusi të qëndrojë në heshtje dhe ky person të mos e manifestojë sëmundjen. Në këtë rast Pëllumb Pipero tha se ka shumë pak informacion.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY