KOMENT/’Sakrifica e Adem Jasharit thërret për mbrojtjen e Kosovës nga pazaret me...

KOMENT/’Sakrifica e Adem Jasharit thërret për mbrojtjen e Kosovës nga pazaret me Serbinë të disa shqipfolësve me kollare”

71
0
Shares

Nga Aleksandër Biberaj

22 vite me pare, ne Prekaz u shenua nje nder ngjarjet me tragjike te luftes dhe barbarise serbe ne Kosove, ku Adem dhe Hamez Jashari, te vetedijshem per fatin tragjik qe po e priste familjen Jashari te rrethuar nga serbet, nuk pranuan qe te dorezojne grate dhe femijet, por rezistaun si nje familje e tere ne nje lufte te pabarabarte me paramilitaret dhe policine serbe, te cilet ishin tejet te armatosur edhe me mjete motorike dhe artileri te renede. Rezistenca heroike e Jasharajve e datave 5, 6 dhe 7 mars 1998, fatkeqesisht perfundoi pothuajse me shuarjen e familjes Jasharaj, e cila shenonte 55 viktima, duke humbur tre breza, te moshuarit, grate dhe burrat, te rinjte dhe te rejat si dhe femijet. Edhe sot e kesaj dite ne Prekaz, ne kullen e Jasharve te kthyer tashme ne vend pelegrinazhi per patriotizmin dhe rezisten shqiptare ndaj serbeve, duken pasojat e barbarise serbe ndaj familjes Jashari, e cila u sakrifikuar ne emer te lirise dhe pavaresise e Kosoves, per clirimin nga okupacioni 100 vjecar serb.

Keto dite te fillim pranveres duhet te sherbejne si nje reflektim per cdo shqiptar kudo qe te jete, per te kujtuar dhe per t’u perulur me respekt dhe mirenjohje per jetet e familjes Jashari si dhe per te gjithe te renet ne luften per clirimin e Kosoves, dhe per te bere nje lutje per shpirtat e tyre qe qendrojne ne altarin e pavaresise se Kosoves. Keto dite le te sherbejne edhe si nje betim solemn per te gjithe shqiptaret kudo qe jane per te mos lejuar cenimin e teresise dhe integritetit territorial te Kosoves si dhe shkeputjen as edhe te nje pellembe toke Kosove, per te mos lejuar me pazare antishqiptare me Serbine sic po perpiqen prej mese nje viti disa shqipfoles me teorite e “shkembimit te territoreve” apo “minishengenit” me Serbine. Edhe ne marsin e vitit 1998 kishte tradhetare shqifoles qe spihunuan dhe ndihmuan serbet ne masakren ndaj Jasharajve, edhe sot ka fatkeqesisht ka te tille, ateheer ata ishin tradhetare lufte me kamuflazh qe nuk dilnin hapur, por Adem Jashari i dinte dhe i njihte shume mire, kurse sot jane tradhetare paqeje me kollare qe i dime dhe i njohim shume mire, pasi nuk fshihen dot pas traktateve , marreveshjeve, minishengenit apo bashkim-vellazerimit me serbet. Atehere serbet vinin me uniforma lufte dhe me tanke, kurse sot vijne civile me kollare ne emer te “paqes”, te marreveshjes Kosove-Serbi me harta te Cubrilloviqeve dhe Qosiceve.

Atehere serbet kerkonin te mbanin gjithe Kosoven nepermjet luftes, me terror dhe masakra, ndersa sot pavaresisht se ka 22 vjet qe kane humbur luften, kerkojne te marrin me “paqe model Kale Troje” pjesen me te pasur te Kosoves, atehere ishin me lekuren e ujkut ndersa sot kane veshur lekuren e qingjit, atehere trupat ushtarake drejtoheshin nga Miloshevici ndersa sot trupat civile drejtohen nga nxenesi i zellshem i Milloshevicit, Alekdander Vucici, i cili ne vitin 1995 deklaronte se “per cdo serb te vrare do te vrasim 100 myslimane”. Le te sherbej gjaku i familjes Jashari per te mbajtur gjalle si atehere ndjenjen dhe shpirtin e partiotizmitdhe per te mos lejuar me disa shqipfoles per te bere pazare ne kurriz te gjakut te shqiptareve, per interesat apo hallet e tyre personale, per perfitime politike apo ekonomike, apo per cmendurite e tyre megallomane dhe “globale”. Por keto pazare antishqiptare do te deshtojne, dhe asnje pellembe e Kosoves nuk do te tregtohet, dhe per kete garancia me e madhe jane Jasharajt qe mbeten gjalle nga masakra e marsit 1998, niperit e tyre qe u rriten, aty jane ne kososve perseri Ramushi, Fatmiri si dhe te gjithe ish-luftetaret e UCK-se, aty jane te gjithe shqiptaret patriote te Kosoves, aty eshte Albini dhe gjenerata e tij, brezi i dyte tashme qe lindi dhe u rrit ne lufte dhe sot po drejton Kosoven, aty jane me shpirt, mendje dhe zemer te gjithe shqiptaret kudo qe jane, ne mbrojtje te Kosoves!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY