Koronavirusi përhapet në Serbi, personi i infektuar ishte kthyer nga Budapesti

Koronavirusi përhapet në Serbi, personi i infektuar ishte kthyer nga Budapesti

103
0
Shares

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, tha Lonçar, raporton REL.

Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 97,000 raste të prekura me koronavirus.Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit.

Në të gjithë botën, mbi 3,300 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY