Rama ‘nxehet’ nga letra e Metës, por e pranon se Shqipëria mund...

Rama ‘nxehet’ nga letra e Metës, por e pranon se Shqipëria mund të mos e marrë PO-në nga KE

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas letrës që presidenti Meta i ka dërguar komisionerit të KE-së, ku i deklaronte se situata politike në Shqipëri është alarmante. Rama ka perfituar nga rasti te beje dhe akuza te forta.

Rama shprehet se Meta është i vetmi president i një vendi, që i dërgon letra Brukselit që të minojë urën e integrimit për vendin e tij.

Sipas Ramës me nisjen e Reformës në Drejtësi, kanë nisur dhe bojkotet, dekretët dhe molotovët.

Mes rreshtave Rama e pranon se Shqipëria nuk mund të marrë sërish një PO për negociatat, e megjithatë sipas tij prioritet mbetet çuarja deri në fund e Reformës në Drejtësi, që do të kurojë plagët e shkaktura në 30 vite.

Postimi i Ramës:

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY