Cili: Nuk kam marre para nga familja Aliko

Cili: Nuk kam marre para nga familja Aliko

81
0
Shares

Henri Cili duke folur ne Open ka shpjeguar edhe rreth akuzave per marrje parash per ceshtjen Aliko. Çili thote se eshte takuar me Adil Alikon ndërsa thotë se me të nuk ka patur asnjë kontratë.

Për sa i përket 750 mijë eurove që Aliko do t’i jepte, Çili i ka mohuar se ka marrë një shumë të tillë.

Sipas tij ai nuk ka patur asnjë kontratë me Adil Alikon dhe në këtë mënyrë nuk mund të merrte para.

“As avokatët e mijë nuk e  kanë dosjen. Në pozitën time si ortak i kësaj studio ligjore unë jam takuar me shumë persona edhe me atë që është lidhur me çështjen e parë. Kam diskutuar shanset për në shkallën e   tretë të gjyqësorit.  Edhe asistencën që mund të bënim ne për këtë. E kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarë të të çështjeve të tjera. Nuk dua të flas, pasi nuk i mbaj mend çfarë kamë thënë. Është një çështje  e madhe dhe të vështira që teorikisht do shkojnë deri në Strasburg janë të shtrenjta dhe të gjata ky është konteksti i këtij procesi.” tha Çili.

Akuzat nuk u vërtetuan  dhe Gjykata dha masën detyrim për paraqitje për Çilin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY