Letra e Bashes per Kim, edhe nje dosje me materiale si mbrohet...

Letra e Bashes per Kim, edhe nje dosje me materiale si mbrohet krimi

117
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një letër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim lidhur me çështjen  “Babale”.

Lideri i opozitës sqaron pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të dënuar padrejtësisht, sipas tij vetëm pse publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Në letrën e siguruar nga Top Channel nga burime diplomatike, Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik, por çështja u politizua.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”, thuhet ndër të tjera në letrën e kreut të PD.

Kryedemokrati Basha shpalos edhe shqetësimin për atë që ndodhi me gjyqin e ish deputetit Ervin Salianji.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, shkruan më tej Basha.

Bashkë me këtë letër kreu i PD Basha ka dërguar edhe një material përmbledhës për atë që e quan abuzim pushteti dhe presion politik, që ndëshkoi denoncuesit e një krimi për të mbrojtur autorët e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY