Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për Euronews Albania ka deklaruar se reforma në sistemin e drejtësisë po rezulton një dështim i plotë.
Berisha tha se të gjithë drejtuesit e sistemit të ri janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme.
“Reforma në drejtësi ka një dështim të plotë. Institucionet i kanë krerët në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se SPAK ngrihet jo më pak se 10 prokurorë. Kryetari i KLP duhet ë jetë magjistrat dhe kreu i KED duhet të jetë magjistrat. Asnjëri nuk është. Dvorani ka fshehur 100 milionë dhe është mbajtur ndërsa të tjerët kanë ikur me 15 milionë të pa justifikuara”, deklaroi ish-kryeministri.
Berisha ne vijim tha se shifra per nje vend ne gjyqesor ka shkuar ne 300 mije euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/