Shqipëria e paprekur nga koronavirusi, të dhënat e fundit zyrtare nga ministria

Shqipëria e paprekur nga koronavirusi, të dhënat e fundit zyrtare nga ministria

79
0
Shares

Deri tani janë testuar 50 raste për koronavirusin e ri ne vendin tone.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 50.

Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka pasur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID-19 të vetë-karantinohen për një periudhë 14 ditore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY