Rama shpërthen ndaj Metës, presidenti i kthen përgjigje: Nuk merrem me gruan...

Rama shpërthen ndaj Metës, presidenti i kthen përgjigje: Nuk merrem me gruan e Bilalit

134
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shperthyer ne akuza ndaj presidentit Ilir Meta duke e cilesuar kete te fundit, kundershtues per te prishur pune.

Teksa ka folur për paktën anti-KÇK, kreu i qeverisë tha se nuk mund të konsiderohet mëkat i qeverisë kjo paketë, me të cilën Italia në fillim të viteve 90 luftoi krimin dhe mafien, teksa Meten e konsideroi si mbrojtes te krimit.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bullgar Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për cështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.” – u shpreh Meta.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY