Vdes në moshën 100-vjeçare ish-sekretari i OKB, ish-deputeti kujton ardhjen e tij:...

Vdes në moshën 100-vjeçare ish-sekretari i OKB, ish-deputeti kujton ardhjen e tij: Pse do mbahet mend nga shqiptarët

114
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo ka kujtuar mes disa rreshtave, ish-sekretarin e Përgjithshëm te OKB-së, i cili ka nderruar jetë diten e djeshme.

Pollo shkruan se Cuellar  do te mbahet mend per shqiptaret ne viziten e tij ne vitin 1990, ku ngjalli shpresen per demokratizim.

Javier Perez de Cuellar ish Sekretar i Përgjithshëm i OKB vdiq dje në moshën 100 vjeç. Tek ne ai mbahet mend për vizitën në maj 1990 e cila ngjalli shpresa për demokratizimin e regjimit. Por realisht vizita nuk solli ndonjë ndryshim të menjëhershëm e domethënës. Dy muaj më vonë shqiptarët vërshuan në ambasadat e huaja. Shtatë muaj më vonë nisi Lëvizja e Dhjetorit që shënoi fillimin e fundit të regjimit komunist dhe që hapi epokën e demokracisë”,-shkruan Pollo.

Pollo thote se edhe sot ndryshimi pozitiv vjen nga lëvizjet apo reagimet e shoqërisë më shumë se nga dashamirësit e huaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY