DETAJE/Zbulohet laboratori i falsifikimit të pasaportave, 12 të arrestuar në Tiranë

DETAJE/Zbulohet laboratori i falsifikimit të pasaportave, 12 të arrestuar në Tiranë

117
0
Shares

Policia ka zbuluar në Tiranë një laborator që shërbente për falsifikimin e pasaportave, patentave kartave të identitetit, certifikatave profesionale diplomave të shkollës etj. Janë arrestuar 12 persona, 6 prej tyre janë kapur dje në mbrëmje.

Ndërkohë mësohet se me vendim gjykate janë kontrolluar disa banesa. Grupi akuzohet se kane dërguar persona edhe ne vendet e BE me letra e dokumente false.

Të arrestuar janë:

Agron Hoxha

Enzo Hysko

Henri Kurti

Myslym Hysko

Valbona Babeni

Ndërkohë me herët si pjesë e këtij grupi janë arrestuar edhe 6 personat e tjerë:

Artor Tahiri

Ermir Staka

Thanas Dodhri

Pajtim Baruti

Vesel Serjani

Edmond Rexha

Sipas policise, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY