1.3 ton drogë në Krujë, zbardhen rolet e 11 të arrestuarve

1.3 ton drogë në Krujë, zbardhen rolet e 11 të arrestuarve

39
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuave gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë. Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës. Ata ishin në përgjim prej Korrikut nga prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre. Gjokeajt, sipas prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.

Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj. Minoreni me inicilaet E.N mësohet se do të lirohet. Ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-50 mijë lekë të vejtra në ditë. Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY