Ministrja Shahini merr masat pasi janë helmuar 42 nxënësit: Ngjarja po mbërrin...

Ministrja Shahini merr masat pasi janë helmuar 42 nxënësit: Ngjarja po mbërrin në përmasat e krimit

103
0
Shares

Ministria e Arsimit Besa Shahini udhëtoi drejt qytetit të Fierit për të parë nga afër gjëndjen e nxënësve të helmuar në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit.

Shahini është shprehur se do të shtohen masat në shkollë, ndërsa është shprehur se nuk ka nevojë për panik, duke qenë se ajo u beson mjekëve.

Ministrja tha se për herën e parë të helmimit ishte zbuluar autori, por se nuk ishte menduar se do të ndodhte sërish dhe se kjo hera e dytë është e patolerueshme.

“Herën e parë e morëm seriozisht por menduam mos është pakujdesi. Hera e dytë është e patolerueshme dhe po mbërrin masën e krimit. Do të gjenden personat“ u shpreh ajo.

Gjithashtu ministrja nënvizoi se do të shtohen oficerët e sigurisë në shkollë si dhe do të shtohen kamerat e sigurisë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY