Vrasja makabre ndaj vajzës së tij, gjykata jep dënimin për shqiptarin në...

Vrasja makabre ndaj vajzës së tij, gjykata jep dënimin për shqiptarin në Australi

231
0
Shares

Gjykata australiane ka dënuar me 20 vite burg, Petrit Lekajn, për vrasjen e të bijës 20-vjeçare, Sabrinës. Vrasja makabre ndodhi në korrik të 2019-ës ku Lekaj e gjuajti brenda makinës 8 herë me thikë, pasi kishte dalë me shoqet.

Gjykatësja e quajti ngjarjen si një “shkelje katastrofike” të lidhjes së ngushtë që një baba ka me vajzën e tij.

“Gjithsesi, nuk është detyra ime të kërkoj për kuptimin dhe arsyen pse ti arrite deri këtu!”- vijoi ajo, duke shtuar se është ironik fakti që Lekaj i merr jetën së bijës duke pretenduar se 20-vjeçarja kishte nisur drogën kur paralelisht ai vetë ka patur të shkuar të errët që lidhet me substanca narkotike ilegale.

Gjatë viteve ’90-të 49-vjeçari ka qenë i dënuar për trafikim kokaine dhe nga 2 vite burg që duhej të kalonte, bëri vetëm 6 muaj. Në vitin 2007, Lekaj mori një gjobë prej 200 dollarësh sepse zotëronte kanabis. Gjithashtu, u gjobit me 100 dollarë sepse nuk magazinonte në mënyrën e duhur municionin e armëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY