Partia Demokratike-diplomatëve: Edi Rama nuk organizon dot zgjedhje të lira

Partia Demokratike-diplomatëve: Edi Rama nuk organizon dot zgjedhje të lira

66
0
Shares

Perfaqesues te PD jane duke zhvilluar prej disa oresh nje takim me dyer te mbyllura lidhur me reformen zgjedhore me ambasadore dhe diplomate.

Oers Bylykbashi u shprehu diplomateve se arsyeja e pengeses se zgjedhjeve eshte kryeministri Edi Rama.

Deklaratën Bylykbashi e ka bërë gjatë fjalës së tij në takimin që po mbahet me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA , OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet kane arritur nivelet me te uleta ne raport me standardet e OSBE. Nese ne 2009 zgjedhjet arriten shumicen derrmuese te standarteve te OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kane si shqetesim prioritar shkeljen e standarteve baze: lirise dhe sekretit te votes, shitblerjen e votes, lirine nga frika e ndeshkimit, ndarjen e shtetit nga partite dhe fushen e barabarte te lojes. Produkt i ketyre standardeve te dhunuara eshte parlamenti i dale nga votat e blera dhe te dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emeruar nga Kryeministri ne te gjitha bashkite, emerim i ratifikuar me votim monist”- mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Sipas tij, legjitimiti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me vote, nuk eshte thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.

“Parimet qe kane dështuar ne zgjedhje jane parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, ne cdo vend normal do te conte ne anulim te zgjedhjeve ‎nga gjykata kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por ne Shqiperi asnje gjykate nuk ekziston apo nuk eshte e lire nga presioni. Kete e thote ODIHR. Renia e kesaj garancia nuk eshte vetem renie e shtetit te se drejtës, por e demokracise permes zgjedhjeve. “- u shpreh Bylykbashi.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY