HISTORIA/ Rrëfimi i vajzës që u nda nga i dashuri dhe përfundoi...

HISTORIA/ Rrëfimi i vajzës që u nda nga i dashuri dhe përfundoi në shtrat me vëllain e tij

67
0
Shares

Është ndarë nga i dashuri pasi ishte shumë xheloz, por tani është hedhur në krahët e të vëllait.

Kjo i ka ndodhur një vajze të re, e cila tashmë ka një tjetër problem. Ajo i ka rrëfyer historinë e saj psikologes së “The Sun”.

Letra e vajzës:

“Kur isha 18­-vjeçe u lidha me një djalë, por ai ishte shumë xheloz dhe nuk më linte as të vishesha si doja e as të dilja me miqtë e mi. Një ditë vendosa t’i them se lidhja jonë përfundoi. Kur ia thashë, ai më përplasi në mur dhe u largua. Më në fund kisha shpëtuar prej tij.

Kaloi pak kohë dhe unë u ritakova me vëllanë e tij të vogël. Pimë kafe dhe diskutuam gjatë, i tregova se çfarë kishte ndodhur mes meje dhe të vëllait dhe ai më tha se kisha shumë të drejtë. Atë natë më ftoi në shtëpinë e tij, ku jetonte vetëm. Pasi pimë disa gota përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale.

Tani kemi tre muaj që jemi të lidhur por ai nuk do që ta mësojë njeri pasi ka frikë se do ta mësojë vëllai i tij dhe nuk do që ai të mërzitet. Por unë nuk dua të fshihem, dua ta jetoj këtë lidhje… çfarë mund të bëj?”

Përgjigjja e psikologes:

“Ti nuk ke pse fshihesh! Diskuto me të dashurin tënd dhe nëse ai të do atëherë i takon atij që të shkojë dhe të flasë me vëllanë mbi lidhjen tuaj. Ju keni të drejtë të jetoni lidhjen nëse e doni vërtetnjëri-­tjetrin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY