Si ndodhi ekzekutimi ne Durres, identifikohen pistat

Si ndodhi ekzekutimi ne Durres, identifikohen pistat

659
0
Shares

Ngjarja e rëndë ku humben jeten Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndodhur rreth ores 19.00, ne lagjen nr.14.

Pak caste pas atentatit eshte gjetur nje makinë e djegur e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Dy personat që kanë mbetur të vrarë, ishin duke qëndruar në trotuar, pranë tregut të fruta-perimeve, në zonën e Shkozetit, në kohën që një automjet me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi të ulët, nga ku ka hapur zjarr në drejtim të dy personave.

Me 2 viktimat ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur.

Dorjan Shkoza 35 vjeç,  ka mbetur i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit, raporton abcnews.

Pistat hetimore që policia ka ngritur është; përfshirja në trafikun e drogës, prishje e pazareve të drogës, por edhe ndonjë konflikt i mëparshëm, mes viktimave dhe autorëve.

Dorjan Shkoza ka në pronësi edhe një pikë servisi makinash në këtë zonë.

Policia është duke punuar me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY