Gjykata nxjerr deputetin Kujtim Gjuzi nga shtepia, eshte i dhunshem

Gjykata nxjerr deputetin Kujtim Gjuzi nga shtepia, eshte i dhunshem

443
0
Shares

Kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti Kujtim Gjuzi, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar. Ne po te njejtin vendim ari i eshte kerkuar edhe te largohet nga shtepia.

Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16 vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një urdhermbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja e gatshme Kaçe Agolli ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij. Gjithashtu në vendim ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY